PYETJE TË SHPESHTA
• Çfarë është një panel online?
Një panel online përbëhet nga një grup përdoruesish të internetit te regjistruar, të cilët kanë qenë dakort të marrin pjesë në mënyrë sistematile në studime mbi tregun. Rezultatet e sondazheve përdoren nga kompanitë me synimin e përmirësimit të shërbimeve që këto ofrojnë si dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të konsumatorëve. Çdo person është i lirë për t’u regjistruar në Panel. Një anëtar i Panelit duhet të marrë dijeni dhe të respektojë Rregulloren e funksionimit të panelit.
• A mund të kem shumë llogari?
Mund të keni vetëm një llogari anëtari dhe një llogari për familje. Nëse vërejmë se keni përdorur adresa të shumta emaili (për shembull, duke përdorur emra të rremë) ose se janë regjistruar shumë anëtarë të familjes, anëtarësimi juaj në panelin e kërkimit në Sense Panels do të anulohet si për ju ashtu edhe për anëtarët e tjerë të familjes.
• Kush është iSense Solutions International Research SRL (sh.p.k.)?
iSense Solutions International Research SRL (sh.p.k.) është një kompani konsultimi në biznes që u ofron klientëve të saj mënyrat më moderne të sondazheve të konsumatorëve si dhe të komunikimit me ta.
iSense Solutions International Research SRL (sh.p.k.) administron Sense Panels, I cili është një shërbim i ri i matjes së opinionit të konsumatorëve. Më shumë detaje mund të merrni në adresën: www.isensesolutions.com
• Ku mund të gjehen sondazhet online?
Çdo herë kur një pyetësor është i disponueshëm, do të merrni në adresën tuaj të e-mail një ftesë për kompletimin e tij. Për këtë gjë, kemi nevojë për adresën tuaj personale të e-mail-it, adresën e vlefshme të vendbanimit, të cilën mund ta verifikoni periodikisht dhe nëprëmjet së cilës mund t’ju kontaktojmë. Gjithashtu, pyetësorët janë të disponueshëm edhe në faqen e administrimit të kontit tuaj.
• Sa shpesh do të jem i ftuar në sondazhe?
Nuk mund të themi saktësisht se sa sondazhe do të zhvillohen çdo muaj. Në funksion të proiekteve online që do të lançohen, mund t’ju vijnë, një, dy ose më shumë pyetsorë, ose asnjë gjatë një jave. Për të rritur shansin tuaj për të qenë i ftuar në sa më shumë sondazhe, ju rekomandojmë të kompletoni profilin tuaj të detajuar në faqen e administrimit të llogarisë /kontit tuaj si dhe të verifikoni periodikisht adresën e e-mail që përdorni kur jeni regjistruar në Panel.
• Sa shumë zgjat kompletimi i një sondazhi?
Koha gjatë së silës duhet të kompletoni pyetësorin mund të ndryshojë nga njëri sondazh tek tjetri. Në çdo ftesë për pjesëmarrje ne do t’ju tregojmë kohën mesatare të kompletimit të pyetësorit.
Më pas varet nga ju nëse pranoni të merrni pjesë në studim. Është e mundur që, herë pas here, të kompletohet numri i caktuar i pjesëmarrësve (për shembull, kur marrin pjesë në sondazh një munër i mjaftueshëm pjesëmarrësish të një moshe të caktuar). Në këtë rast do të merrni një mesazh nëpërmjet të cilit do t’ju komunikohet se nuk ju lejohet të merrni pjeesë në studimin e atij momenti.
• Çfarë mund të ndodhë nëse dëshëroj të ndërpres një sondazh për ta vazhduar një herë tjetër?
Nuk është e rekomandueshme që pasi keni filluar të kompletoni një sondazh ta ndërprisni atë. Por, megjithatë, në qoftë se ndodh që ta ndërprisni sondazhin, pytësorin mund ta rifilloni aty ku e keni lënë. Por, kujdes, sepse jo gjithmonë kjo gjë është e mundur, për këtë arsye ju rekomandojmë të bëni kompletimin e plotë të tij.
E RËNDËSISHME: do të jeni të shpërblyer vetëm në rastin kur të keni plotësuar tërësisht sondazhin.
Në të njëjtën kohë, çdo pyetësor është i disponueshëm për t’u plotësuar gjatë një numri të caktuar ditësh. Në rastin kur këto ditë kanë kaluar, atëhere nuk mund ta plotësoni më pyetësorin.
• Çfarë do të thotë që nuk i përkas më grupit të synuar (target) apo që janë mbyllur kuotat?
Në rastin kur nuk i përkisni grupit të synuar, pytësori mbyllet dhe nuk mund ta kompletoni më. Arsyet kanë të bëjnë me kriteret e përcaktuara për një studim të caktuar. Për shembull, nëse është fjala për një sondazh për birrën, është e mundur që njëra nga kriteret që përcakton studimi të jetë ai që pjesëmarrësit në sondazh të ketë pirë birrë javën e fundit.
Për të analizuar të dhënat si dhe për arsye shkencore, ka shumë rëndësi që grupet e synuara si dhe kuota e pjesëmarjes të respektohen për arritjen e rezultateve sa më korrekte dhe të besueshme. Çdo lloj sondazhi realizohet me një numër të kufizuar pjesëmarrësish (një kuotë e caktuar).
Për të arritur rezultate dhe të dhëna sa më cilësore, jemi të detyruar që të respektojmë një numër fiks intervistash për secilën karakteristikë më vete (për shembull, kemi një numër të caktuar femrash, burrash etj.). Kur plotësohet numri i pjesëmarrjes, pyetësori nuk mund të aksesohet më nga ju, do të merrni një mesazh, mbas përgjigjeve të para, në mënyrë që të mos harxhoni më kohë me plotësimin e tij.