Rregullorja e kompletimit te sondazhev
Rregullat e pjesëmarrjes në Sense Panels mund të gjenden këtu.
Duke qenë anëtar i Panelit, ju jeni dakort që të merrni ftesa për të marrë pjesë në sondazhet online.
Duhet të përgjigjeni në sondazhet në të cilat merrni pjesë, pa u influencuar nga persona të tjerë. Ju këshillojmë që të mos lejoni anëtarët e tjerë të familjes apo miqtë/shokët tuaj të shikojnë ekranin gjatë kohës që ju kompletoni pyetësorin, në mënyrë që të përqëndroheni vetëm tek përgjigjet dhe të mos ju tërhiqet vëmendja nga komentet e tjera.
Një pyetësor i studimit të tregut është i vlefshëm vetëm nëse është finalizuar me sukses (d.m.th. nëse janë kompletuar të gjitha rubrikat) dhe nëse kohëzgjatja e kompletimit inkuadrohet në limitet normale të kohës së paracaktuar. Sapo të keni hyrë në link-un e ftesës dhe të keni filluar të kompletoni pytësorin, ju rekomandojmë që të ndërprisni kompletimin dhe t’u përgjigjeni në vend të gjitha pyetjeve.
Nuk mund të garantojmë një numër minimal ose maksimal të të ftuarve që do të marrin pjesë në studimet që do t’i dërgohet çdo panelisti përgjatë një viti të tërë. Për zhvillimin e një sondazhi opinioni ekziston një numër i kufizuar personash që merren në pyetje dhe që mund të marrin pjesë. Kur arrihet, nga pikëpamja statistikore, një numër i mjaftueshëm personash që merren në pyetje, projekti do të mbyllet, kurse ju nuk do të mund të kompletoni më.
Për këtë arsye, ju rekomandojmë që të përgjigjeni në një kohë sa më të shkurtër që nga momenti i marrjes së ftesës. Në rastin kur një pjesëtar i panelit dyshohet se ka bërë shkelje, ky do të eliminohet nga Paneli dhe nuk do t’i dërgohen më ftesa për të marrë pjesë në studime . Informacionet që do të na dërgoni kur merrni pjesë në një sondazh, do të përdoren dhe do të paraqiten në një formë të atillë që t’ju sigurojë anonimatin, duke qenë se përgjigjet tuaja nuk do të shoqërohen me emrat tuaja. Përgjigjet tuaja ruhen në një server të sekurizuar dhe të konvertuara në kode numerike (pa emrin dhe adresat tuaja).
Për të anulluar statusin e anëtarit të panelit, ju lutemi të na dërgoni një e-mail në adresën [email protected] nëpërmjet të cilti duhet të shprehni këtë qëllim ose të shtypni butonin e anullimit të Abonimit në e-mail-et ku keni marrë ftesat për sondazhet.
Në qoftë se një pjesëtar i Panelit nuk i përgjigjet një sondazhi për një periudhë 12 mujore, në kushtet kur ky ka qënë i ftuar të marrë pjesë në studim, ky do të deklarohet jo aktiv. Kemi të drejtën për të fshirë të gjithë anëtarët të cilët kanë qenë jo aktivë gjatë një viti të tërë. Në rastin kur konstatohen parregullsi në kompletimin e pyetësorëve, pjesëmarrësit eliminohen nga baza e datave.
Ne kemi të drejtën për të verifikuar dhe për të eliminuar nga paneli anëtarët që konsiderohen se kanë bërë parregullsi.